Kukës, pikat kufitare të kthehen në dogana!

Pikat kufitare në qarkun e Kukësit të kthehen në dogana!Ky është propozimi që ka ngritur kryetari i komunës Shishtavec, Dilejman Nela, i cili shprehet se pas hapjes së këtyre pikave, banorët e kanë më të lehtë komunikimin me Kosovën, kjo edhe pasi infrastruktura rrugore është në parametrat e duhur.Banorët e Shishtavecit, Borjes dhe Orgjostit, gjatë stinës së dimrit përballen jo me pak peripeci, ku në shumicën e rasteve ata janë izoluar nga reshjet e mëdha të dëbores, ndaj dhe komunikimi në mënyrë direkte me Kosovën do të ishte mjaft lehtësues për ta.Edhe pse sot në qarkun e Kukësit ato jane vetëm pika kufitare, sërish kanë rezultuar mjaft pozitive në ekonominë e banorëve të kësaj zone.