Shkodër, Shoqata e të përndjekurve: Berisha na mashtroi, nuk mbajti premtimin
Shoqata e të përndjekurve politik në Shkodër ka shprehur hapur zhgënjimin ndaj qeverisjes së Partisë Demokratike dhe kryeministrit Berisha për mosrealizimin e premtimit për dhënien e dëmshpërblimeve ndaj të përndjekurve politikë. Ka qenë kryetari i kësaj shoqate, Zenel Drangu, i cili në një interviste për Ora News, ka pohuar një fakt të tillë duke deklaruar se Berisha i përdori për qëllime elektorale.Nga ana tjeter, i pyetur për premtimet e dhëna nga qeveria Rama, për rritjen e çmimit për ditët e burgut dhe dëmshpërblimin e të gjithë të përndjekurve, Drangu është shprehur se ka besim që një premtim i tille të realizohet nga kjo qeveri.Ish të përndjekurit politik në Shkodër, kanë qenë mbështetësit kryesorë të Partisë Demokratike që nga viti 90-të, duke qenë përkrah jo vetëm në vitet e qeverisjes por edhe gjatë periudhës në opozitë, por duket se tashmë PD e Shkodrës humbet edhe një aleat, i cili është zhgënjyer nga qeverisja 8-vjeçare e demokratëve.