Dritëro Agolli mesazh për 82-vjetorin: Politika të heqë dorë nga hakmarrja

Sot është dita e tij, pret e përcjell njerëz në urtësinë e një njeriu të madh të letrave sikur me të gjithë urimet do të shkruante botimin e radhës.  

Dritëro Agolli sot mbush 82 vjeç dhe të njohur e të panjohur për të, familjarë e miq, i përcjellin urimet.

Në sfondin e dërrastë, Agolli përshëndet mysafirët, me rrëfenja për jetën, për krijmtarinë, për gazetarinë por pa lënë jashtë vëmendjes dhe porositë për politikën. Ai thotë se ndihet i plakur dhe plakjen e urren vetëm për shkak të dridhjeve që i ka krijuar në duar sepse realisht krijmtaria e tij nuk është plurosur nga vitet e kaluara.

Në këtë përvjetor të rëndësishëm edhe RTV “Ora News” uroi shkrimtarin. Presidenti i këtij televizoni Ylli Ndroqi dhe bashkëshortja ishin në shtëpinë e Dritëro Agollit për ta falenderuar për kontributin me një buqetë lulesh dhe për të festuar me një shampanjë të veçantë.

Dritëroi ka një veçanti në krijmarinë e tij letrare dhe angazhimet e tij politike. Ka jetuar, ka njohur lartësimet, është vlerësuar në të dyja kohët. Të të shkuarën, sistem një partiak dhe në demokraci. Ku asnjëherë nuk i fshehu kritikat.Dhe si ish deputet i kuvendit në të dy periudhat, Agolli nuk mund të jetë as sot indiferentë nga zhvillimet. Ai u shpreh se "jam i majtë por opozita dhe pozita nuk duhet të mendojnë për hakmarrje por të ndërtojnë një marrëdhënie autor-redaktor".Shkrimtari përcolli edhe këndvështirmin e tij për televizonin “Ora News. “Mua më duket se është shumë i mirë sepse i jep lajmet shpejt dhe i ka të gjëra” tha ai.Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli në këtë përvejtor nuk do të mbledhë jo vetëm urimet e familjarëve,  miqve, dashmirësve të penës së tij, por kryelartë mban edhe Çmimin Kombëtar për Letërsinë "Carlo Levi" i fituar në itali.Veprat e tij janë pasuri për letërisnë shqipe dhe vitet e tij janë thjeshtë numra sepse Driotëroi sërish rrethohet me dashuri.