UET prezanton programet e bazuara te tregu i punës. Masteri, garanci për punësim
Universiteti Europian i Tiranës është transformuar tashmë në një garanci për të gjithë studentët për të gjetur punë.Tashmë me anë të programeve master ky universitet orienton studentët drejt nevojave konkretet që ka tregu i punës në vendin tonë.Presidenti i UET, Ardian Civici, u shpreh se studentët në këtë universitet marrin dijet e domosdoshme për të qenë profesionist dhe konkurues në tregun e punës.Zv.rektorja dhe drejtorja e programeve master në UET, Luljeta Minxhozi ,u shpreh se UET propozon një ofertë akademike të diversifikuar ku çdo i ri mund të gjej veten.Ndërkohë që zv.rektorja për Kujdesin ndaj studentit,Suza Guxholli, deklaroi se në këtë universitet studentët do të gjejnë këshillimin e duhur në aspektin akademik dhe në kurimin e karrierës.Universiteti Europian i Tiranës ofron mastera shkencorë dhe profesionalë në disa fusha studimi dhe është një institucion arsimor lider në Shqipëri.