Nëpunësi civil,Basha mbledh aleatët. Mediu:Përgjigje me shkrim ftesës së Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur sot aletatët për të diskutuar në lidhje me debatin e ditëve të fundit për Ligjin e Nëpunësit Civil.Pas përfundimit të takimit që u zhvillua në selinë Blu, kreu i PR-së Fatmir Mediu është shprehur për mediat se opozita do të ketë një përgjigje me shkrim të unifikuar sa i përket ftesës së kryeministrit për konsensus."Akti Normativ është antikushtetues e ne s'mund ta pranojmë atë. S'ka njeri që të dalë mbi autoritetin e një konsensusi. Ne kemi diskutuar sot mbi bazën e një letre; ka një reflektim me shkrim nga ana jonë dhe do shikojmë hapat e mëtejshëm edhe në bashkëpunim me ndërkombëtarët" theksoi Mediu.Përmes një letre të hapur, kryeministri Rama ka ftuar për bisedime kryetarët e katër partive opozitare, në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për aktin normativ të qeverisë për ligjin e nëpunësit civil.Duke i qëndruar sërish bindjes se ligji është i pazbatueshëm, Rama nënvizon se ndërsa mazhoranca ka zgjedhur rrugën e aktit normativ si më të përshtatshmen, nga opozita ende nuk ka asnjë alternativë që zgjidh këtë problem.Në seancën plenare të Kuvendit ditën e enjte u shty votimin i aktit normativ, i cili shfuqizon me 6 muaj hyrjen në fuqi të ligjit për nëpunësin civil.Kryeministri Edi Rama tha se votimi i aktit normativ u shty për të kërkuar konsensusin e opozitës dhe shtyrja ishte bërë me kërkesë të kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta.Ndërkohë opozita ashtu sikundër kishte paralajmëruar e bojkotoi seancën, me shkakun se është prishur konsensusi politik me aktin normativ të qeverisë për ligjin e nëpunësit civil.