Sezoni i ri në RTV “Ora News”, gërshetim mes informacionit dhe emisioneve live

"Ora News" edhe në këtë sezon të ri televiziv ka vendosur tu mbajë të gozhduar pas ekranit! Andaj nga tetori RTV "Ora News" rreket të fitojë një sfidë të re! Të jetë zgjedhja juaj e vetme, duke gërshetuar informacionin me emisionet, pra elementët e televizionit informativ me atë gjeneralist! Prandaj, nga 14 tetori "Ora News" do të vijë tek ju me një katalog të ri programacioni me pikëtakime të reja."Ora News" ndryshon fashën e orareve të transmetimeve. Nga e hëna, tik-taku i "Ora News" ka vendosur tu zgjojë më herët!  Mirëmëngjes dhe një ditë të mbarë do tu urojë që në orën 6:00, “Mëngjes Express”. Emisioni me të cilin jeni mësuar të nisni ditën tuaj tashmë do të vijë me një transmetim prej 3 orësh, që rikthen Kozeta Kurtin dhe Rezart Lahin.Më tej stafeta i kalon  lajmeve edhe hapësirës Ora Live që do vijë në një tjetër dimension, në këtë sezon të ri.Por kaq nuk mjafton. "Ora News" ka vendosur të ecë në hapat e televizoneve më të rëndësishsme perendimore, duke transmetuar për herë të parë në prime time, emisione me një kohëzgjatje prej 50 minutash.Siparin e çel emisoni “Alarm”, i cili spostohet nga ora 19 në orën 21:00, këtë herë Armir Shkurti do të ketë në krah Dajana Shabanin.  Në orën 22.00  do jetë takimi juaj me Ilva Taren me emisonin “Tonight”,  që nga ky sezon do të vijë tek ju 4 herë në javë nga e hëna në të enjte.“Tonight” do të zgjerojë gamën  temave, duke  futur nën ombrellë edhe zhvillimet sociale, kulturore apo edhe ato  sportive.“Natën vonë” me Jonida Shehun, vjen sërish në 23.00 dhe për herë të parë në 00.30 do jetë edicioni informativ i lajmeve, live.Presidenti i RTV "Ora News" z.Ylli Ndroqi thotë se e gjithë kjo ripërtëritje e programacionit erdhi pas një sondazhi të realizuar në të gjithë Shqipërisë nga IPR MARKETING.Gjerdanit të informacionit që ka shoqëruar audiencën e ekranit të "Ora News" i shtohen edhe elemente të tjerë të programeve televizive tipik të një televizioni gjeneralist.  Udhërrefyes drejt këtij drejtimi, është tregu mediatik dhe kërkesat e shikuesve.Sezonet ndërrohen  dhe bashkë me to, "Ora News" ndërron edhe veshje. Studiot e "Ora News" ndërrojnë garderobë falë investimeve të Presidentit, Yli Ndroqi.Investimet kanë qenë të pakursyera. Z.Ndroqi falenderon sponsorët që me bashkëpunimin e tyre, e kanë bërë "Ora News" ndër TV e paktë dorëleshuar në investime, teknologji dhe burime njerëzore.Në investimet e reja po bëhen punimet e fundit për ti dhënë rrugë transformimit. Mbajeni zgjuar kureshtjen, perdja ngrihet të hënën.