Prishen vlerat arkitekturore, Bashkia asnjë ndërhyrje për parandalim
Do te ishte çudi ne qofte se nuk do te habiteshim perballe ketyre pamjeve, te cilat i perkasin qytetit Muze te Beratit, qytetit te UNESCO-s, qytetit te njemije e nje dritareve. Nje realitet i cili eshte vertet per te pasur keqardhje teksa shikon qe vlerat arkitekturore qe ka ky qytet, humbasin mes ujit dhe baltes.Mjaftoi vetem nje dite shi dhe pothuajse te gjitha rruget e ketij qyteti u tjetersuan, duke u kthyer ne pellgje te medha uji. Gropa te pafundme, pllaka te trotuareve te shkulur dhe pamundesi per te ecur eshte panorama qe te ofron sot ky qytet Muze, arsyeja eshte vetem nje, mosinvestim dhe mirembajtje nga ana e Bashkise se ketij qyteti dhe ndermarrjeve te saj qe ka ne varesi. Jane vete qytetaret ata qe shprehen te indinjuar dhe akuzojnë ne menyre direkte institucionin e Bashkise si pergjegjese per kete situate.Ruajtja e vlerave eshte nje nga kushtet kryesore qe UNESCO leshon ne adrese te qyteteve qe ka ne listen e saj, por qe per fat te keq Berati po i humbet. Si te mos mjaftojne ndertimet pa leje ne zonen muzeale qe ja kane shkateruar panoramen unike, qyteti me histori mbi 2400 vjeçare tashme po degradon ne çdo pjese te tij, e te mendosh se prespektiva per zhvillimin e tij eshte turizmi.