Kërpurdha bën kërdinë në Mat, disa të helmuar dhe viktima nga konsumi pa kontroll

Brenda 15 diteve 24 persona ne Burrel,rezultojne te helmuar nga konsumimi i kerpudhave.Mjeket e qendres shendetesore ne Klos konfirmojne se vetem gjate dites se djeshme 5 persona jane paraqitur per ndihme mjekesore, ku nje femije 8 vjeç eshte transportuar drejt Tiranes ne gjendje te rende.Ne shumicen e rasteve banoret pohojne se kerpudhat i blejne ne tregun e qytetit, te cilat ofrohen nga femije te moshave te ndryshme, te cilet i mbledhin dhe me pas i tregetojne me qellim per te fituar disa te holla.Mjekja e qendres shendetesore ne Klos, Die Elezi, eshte shprehur se aktualisht ka nje dyndje te personave prane kesaj urgjence, te cilet jane me simptomat e helmimit te shkaktuara si konsumim i kerpudhave.Perballe nje situate te tille mjeket dhe infermieret e qendrave shendetesore kane filluar dhe sensibilizim ne shkolla per prandalimin e konsumimit te kerpudhave nga femijet.Rasti i pare eshte shenuar ne familjen Gjoni, ku 4 pjesetaret e saj u helmuan e per pasoje nje 14 vjeçare humbi jeten edhe pse u dergua me urgjence prane Spitalit Ushtarak.