Parandalohet vrasja në Tiranë, policia arreston Fabjol Lilën

Policia e Tiranës ka arritur të parandalojë një vrasje mbrëmjen e djeshme. Efektivët e komisariatit numër 1 në kryeqytet kanë ndërhyrë pikërisht në momentin final, kur shtetasi Fabjol Lila ka nxjerrë armën për të qëlluar mbi një person. Arrestimi i tij është kryer pranë sheshit "Avni Rustemi".Fabjol Lila ishte i armatosur me një kallashnikov dhe policia kishte marrë informacion paraprak për një sherr mes tij dhe një personi tjetër, që kohë më parë e kishte aksidentuar me makinë. Pas konfliktit Fabjol Lila ishte larguar për tu kthyer i armatosur. Policia ka ndërhyrë në momentin e duhur , duke shmangur krimin.Lila është shoqëruar në komisariat dhe i është sekuestruar arma e tipit kallashnikov. Ai akuzohet jo vetëm për armëmbajtje pa leje, por edhe për vrasje të mbetur në tentative.