Kakavijë, sekuestrohen 41 kg marijuanë, në pranga 20-vjeçari nga Ballshi

Policia e Kakavijës sekuestron 41 kg marijuanë, ndërsa ka arrestuar 20-vjeçarin Mehmet Rrapaj nga Ballshi. Lënda narkotike ishte e fshehur në makinën tip “Seat” të 20-vjeçarit, me targa AA 578 HL.20-vjeçari kishte krijuar një dhomëz në dyshemenë e makinës, ku kishte futur marijuanën të ndarë në 39 pako.Sipas policisë së Kakavijës, Rrapaj e kishte kultivuar marijuanën në fshatin ku banonte, në Panahor do ta trafikonte në Athinë.