Universiteti Kristal në “Work and Study”, Ruka: 56 programe studimi, së shpejti hapet doktoratura

Universiteti Kristal ka stendën e tij në panairin “Work and Study”, për të paraqitur aty çdo të riu punëkërkues ofertat e tij më të mira. Autoritetet e pushtetit qëndror dhe atij vendor ishin të pranishëm në këtë panair, sepse e shohin si një mundësi ku të rinjtë ta gjejnë veten në tregun e punës. Rektori i universitetii Kristal, Prof. Ethem Ruka, tha se universiteti Kristal ka infrastrukurën më të mirë universitare krahasuar me institucione të tilla të arsimit të lartë në Ballkan.Po përse duhet të zgjedhin universitetin Kristal të rinjtë sot?Sipas Prof. Rukës, universiteti Kristal do të pres edhe docentët e pare, sepse përveç nivelit të parë dhe atij master, do të hapet edhe niveli i doktoraturës. Përveç terorisë, praktika është një nga elmentët më të fortë të përvojës dhe për këtë arsye në këtë universitet jopublik janë 18 laboratorë. Po kaq është edhe numri i universiteteve të tjerë ndërkombëtar të cilat kanë një marrëveshje bashkëpunimi me këtë universitet.