Burrel, 8-vjeçarja helmohet nga kërpudhat, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Edhe një tjetër rast i ri helmimi nga kërpudhat është shënuar në Burrel. Një 8-vjeçare nga Klosi është dërguar me urgjencë në spital, pasi ka pësuar helmim nga konsumimi i kërpudhave.Mësohet se e imitura që prej ditës së enjte kishte marrë mjekim pranë qendrës shëndetësore në Klos, por pas përkeqësimit të gjendjes mjeket e kanë dërguar në spitalin rajonal të Burrelit. Sipas bluzave të bardha në Burrel vajza është në gjendje të rëndë shëndetësore.Sipas të dhënava nga spitali i Burrelit, në 15 ditët e fundit janë shtruar me simptoma të helmimit nga kërpudhat të paktën 25 persona. Mjekët bejnë të ditur se çdo ditë në këtë spital shënohen të paktën 5 raste të reja, disa prej të cilave i nënshtrohen terapisë mjekësore duke u shtruar, ndërsa të tjerë pasi marrin mjekimin e duhur kthehen në shtëpi.Helmimi nga kërpudhat ka shënuar viktimën e parë më 3 tetor. Një 12- vjeçare ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak në kryeqytet, pasi u helmua bashkë me 3 pjesëtarë të tjerë të familjes, prindërit dhe vëllain e saj, në fshatin Pleshtë të rrethit të Matit. Vajza 12-vjeçe ndërroi jetë pas 3 ditë qendrimi dhe trajtimi në spital.