“21 janari” në gjykatën e lartë, zbardhet rekursi i prokurorisë ndaj vendimit të apelit

Ende pa u bërë një muaj nga vendimi i Gjykatës së Apelit për çështjen e 21 janarit, e cila dënoi me 1 vit burg ish kreun e Gardës Ndrea Prendi dhe 3 vite gardistin Agim Llupo,Prokuroria ka vendosur ta çojë për rekurs këtë vendim në Gjykatën e Lartë. Dosja është dorëzuar nga Prokurorët Ndriçim Hajdari dhe Altin Dumani në sekretarinë e Gjykatës së Shkallës së parë të kryeqytetit dhe brenda disa ditësh ajo pritet të shkojë fizikisht në Gjykatën e Lartë për shqyrtim gjyqësor.Mesohet se Prokuroria vazhdon ti qëndrojë të njëjtës akuzë, atë të vrasjes për Agim Llupon dhe Ndrea Prendin, pasi akuzohen se kanë vrarë tre protestues të demostratës së 21 janarit.Në rekursin e akuzës thuhet se vendimi i Gjykatës së Apelit është rezultat i mosbërjes së një analizë të hollësishme të provave të paraqitura. Gjithashtu është i gabuar, pasi është interpretuar gabim ligji penal.Ndërkohë në kërkesën e akuzës janë të detajuar për dy të pandehurit të gjitha faktet që implikojnë dy ish-gardistët në vrasjen e tre protestuesve.Prokuroia kërkon shpalljen fajtor të Prendit dhe Llupos për akuzën e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese. Prendi akuzohet se ka varë Faik Myrton, ndërsa Llupo dy protestuesit, Ziver Veizi dhe Hekuran Deda,kurse për Aleks Nikën ende nuk ka një të akuzuar nga Prokuroria shqiptare.