Tiranë, kapet banda e grabitësve të veprave të artit

Policia e Tiranës ka goditur mbrëmë një bandë e cila merrej me vjedhjen e veprave  të artit.Burime nga policia bëjnë me dije se operacioni është bërë tek zona e “Don Boskos” ndërsa në  pragat e policisë kanë rënë shtetasit Arben Spaho, 39 vjeç dhe Gjergji Vani Thimo, 52 vjeç.Sipas policisë, në vendin ku të arrestuarit e përdornin si bazë për të koleksionuar veprat e artit u gjetën mbi 100 ikona të vjedhura.Sipas policisë veprat e artit të vjedhura shiteshin jashtë vendit tek koleksionistë të huaj.