Daçiç fushatë në Kosovë,Thaçi kundër vizitave me karakter elektoral

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se së shpejti do ta vizitojë Kosovën, për të nxitur serbët të dalin masivisht në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Sipas tij vizita pritet javën e ardhshme.“Kjo nuk është ndihmesë për Hashim Thaçin, por për popullin tonë, që të kemi organet tona në Kosovë”,tha Daçiç.Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar të martën se nuk do të lejohen vizitat e zyrtarëve serbë me karakter zgjedhor.“Nëse duan të vizitojnë ndonjë manastir, sigurisht se mund ta bëjnë atë”, është shprehur Thaçi.Vizitat në fjalë kanë qenë temë diskutimi edhe në rrethin e fundit të bisedimeve Thaçi-Daçiç, që është zhvilluar të hënën në Bruksel.Me këtë rast, Thaçi ka thënë se institucionet e Kosovës do të respektojnë marrëveshjen për lëvizje të lirë me Serbinë, pa diskriminuar askënd.