Maqedoni, vijon diskriminimi i shqiptarëve

Diskriminimi për shqiptarët  në Maqedoni  është present kudo.  Punësimi i 1600 punonjësve të rinj në administratën shtetërore dhe konkursi i sapo hapur për punësimin e 400 policëve të rinj ka nxjerrë në pah strategjinë e gabuar të qeverisë, e cila pamundëson përfaqësimin të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në administratë.Gjatë këtyre punësimeve, 25% e vendeve të punës janë të garantuara për shqiptarët. Por, për shkak të përfaqësimit tejet të ulët aktual, pjesëmarrja me 25% në çdo punësim është e pamjaftueshme për të arritur kuotën e garantuar me kushtetutë.Sipas të dhënave të Avokatit të Popullit në Maqedoni , për vitin 2012, nga 107 mijë të punësuarit në administratë, 19 mijë janë shqiptarë, ose 17.8%.Sipas analizave matematikore, për t'u arritur përfaqësimi i shqiptarëve me 25% në administratë, duhet që në periudhën e ardhshme të punësohen mbi 10 mijë shqiptarë dhe asnjë maqedonas.