Greqia parashikon rritje ekonomike në vitin 2014

Qeveria greke ka deklaruar se pret që ekonomia e saj të rritet vitin e ardhshëm, pas një recesioni gjashtë vjeçar që e solli vendin në prag të falimentimit.Zëvendës ministri grek i Financave Christos Staikouras tha të hënën se ekonomia e vendit do të ketë një rritje prej 0.6 përqind në vitin 2014 dhe do të shoqërohet me një rënie të lehtë të nivelit të papunësisë.Ai tha se sakrificat e bëra nga ana e popullit grek kanë filluar të tregojnë rezultate.Greqia u godit rëndë nga recesioni ekonomik global në vitin 2008, kur u zbulua se borxhi i saj publik ishte shumë më i madh se ç’ishte menduar më parë.Vendi mezi arriti të shmangte falimentimin dhe u detyrua të kërkonte ndihma financiare nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.Për të plotësuar kushtet për marrjen e kredive, Greqia u detyrua të bënte shkurtime drastike të shpenzimeve dhe të rriste taksat.