Maqedoni, rishikimi i buxhetit, partitë shqiptare akuza njëra-tjetrës

Partitë politike shqiptare kanë akuzuar njëra-tjetrën lidhur me debatin për rishikimin e buxhetit të këtij viti.Ky rishikim ka të bëjë me dedikimin e mjeteve për Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor dhe për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Në këtë debat pritet të shqyrtohen 52 amendamente të dorëzuara për miratim në kuadër të komisionit parlamentar për financa. PDSH ka reaguar se edhe me këtë rishikim vazhdon diskriminimi i shqiptarëve dhe se fajtore është BDI si pjesë e pushtetit.Për rishikimin e buxhetit janë dorëzuar 52 amendamente, ndërsa debati në Komisionin e Financave do të zgjasë 10 ditë.“BDI si parti e nënshtruar nga VMRO-DPMNE vazhdon në mënyrë të paskrupullt të manipuloj dhe mashtroj shqiptarët kjo gënjeshtër e madhe ndjehet, kuptohet dhe shihet nga mos interesimi total i reprezentëve të BDI-së në qeveri dhe parlament për parat e taksa paguesve shqiptarë që janë mbi 1 miliard euro tani me këtë rebalanc u kthehen vetëm 0.5%. Muzeu i VMRO-së merr 10.5 milion euro, Muzeut të Alfabetit Shqip në Manastir vetëm 40 mijë euro që do të thotë 30 herë më shumë para merr muzeu i VMRO-së se sa ai i Alfabetit në Manastir”, deklaroi deputeti i PDSH-së, Gazmed Aliji.Edhe deputeti i RDK-së, Naxhi Xhelili ka drejtuar akuza duke shtuar se me këtërishikim bëhet shkurtimi i mjeteve për institucionet shqiptare.“Me këtë rebalanc zvogëlimi i buxhetit për Teatrin Shqiptar është diku 24 milion denarë ose nga 80 milion të parapara në buxhetin e vitit 2013 me rebalancin për të njëjtin vit zvogëlohen në 56 milion denarë ose kemi zvogëlim diku 400 mijë euro. Tetarit dhe bibliotekës në Tetovës nga 20 milion denarë të parapara me buxhetin e vitit 2013 u janë zvogëluar në 6 milion”, deklaroi deputeti i RDK-së.Por, përmes një komunikate ka reaguar BDI, duke theksuar se janë të pakuptueshme siç thuhet shqetesimi i opozitës shqiptare, sa i përket buxhetit.“Përveç se janë të pakuptueshme, janë edhe qesharake akuzat e një partie që me vite të tëra shqiptarët i sheh vetëm përmes prizmit të interesave të tyre personale dhe partiake. Për dallim nga ata, BDI flet për projekte kapitale dhe zhvillimore të cilat parashihen dhe do të realizohen me Buxhetin e vitit të ardhshëm, si ndërtimi rrugëve magjistrale dhe rajonale, ndërtimi i shkollave, çerdheve, shesheve, teatrove, spitaleve dhe shumë projekte tjera që janë pjesë e programit partiak dhe pjesë e programit të përbashkët të Qeverisë”, thekson reagimi i BDI.