Pogradec, arrestohet për korrupsion nënkomisari, Agustin Cinari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2013, 19:34
Arrestohet për korrupsion nënkomisari në Pogradec. Agustin Cinari, me detyrë specialist i hetimit dhe parandalimit të krimit në Komisariatin e Pogradecit është kapur mbrëmjen e sotme në flagrancë në një operacion të organizuar nga SHKB.Mësohet se Cinari i kishte kërkuar lekë një personi, duke i premtuar atij se do t'i mbyllte nje çështje që kishte të hapur dhe pikërisht në momentin e shkëmbit të parave është ndaluar dhe nga SHKB.Ndërkaq materialet i janë referuar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme të rastit.