Greqi, shpallet fajtor për pastrim parash, 20 vjet burg për ish-ministrin
Ish-ministri grek i Mbrojtjes, Akis Tsochatzopoulos u shpall fajtor për akuzën e pastrimit të parave, në një prej çështjeve më të bujshme të korrupsionit që prej nisjes së krizës ekonomike greke.Tsochatzopoulos, i cili ndodhet aktualisht në burg në lidhje me një dënim të mëparshëm, do të mësojë masën e ndëshkimit ditën e martë.Ai shërbeu si ministër në disa detyra në disa prej qeverive socialiste greke gjatë 30 viteve të fundit.Çështja Tsochatzopoulos ka ngjallur një zëmërim kombëtar, në lidhje me korrupsionin në nivelet më të larta drejtuese të vendit.Sipas prokurorëve, ish-anëtari i "PASOK"-ut u përfshi në disa afera korrupsioni dhe pastrimi parash, duke përfituar në llogaritë e tij personale rryshfete që shkonin deri në disa miliona euro, gjatë viteve 1996-2001.Kontratat në të cilat u vërtetua afera e ish-ministrit të Mbrojtjes lidhen me blerjen e disa nëndetëseve nga Gjermania dhe disa sistemeve mbrojtëse raketore nga Rusia, për llogari të marinës greke.Tsochatzopoulos u dënua në muajin prill me tetë vjet heqje lirie, pasi u vërtetua se ai kishte bërë një deklaratë të rreme për të fshehur pasurinë e tij.