Vizita e Presidentit të RTV “Ora News”në Kuvajt, Ylli Ndroqi intervistë për televizionin shtetëror, KW TV
Në kuadër të vizitës së tij zyrtare 3 ditore në Kuvajt, Presidenti i RTV Ora News, Z.Ylli Ndroqi ka dhënë një intervistë në TV shtetëror kuvajtian, ku ka shpalosur interesin për të thelluar bashkëpunimin me Kuvajtin në sektorin mediatik dhe atë turistik. Intervista eshte transmetuar nga KW TV mbremjen e sotme ne 18:30, qe shenon dhe fillimin e bashkepunimit mes dy televizioneve.
Gjate vizites ne Kuvajt Z.Ndroqi pati nje axhende te ngjeshur takimesh me perfaqesues te larte te shtetit te Kuvajtit, medias dhe biznesit me qellim zhvillimin e marrëdhënieve në nivele më të larta, të bashkëpunimit në fushën e medias ndërmjet dy vendeve.Presidenti i RTV Ora News Ndroqi udhëtoi për në Kuvajt, me ftesë të Ministrit të Informacionit, ftesë e cila iu dorëzua nga ambasadori i Kuvajtit në vendin tonë, Shkëlqesia e tij Najeb Abdurrahman al Bader, nderkohe qe vizita e tij gjeti paqyrim te gjere ne mediat e Kuvajtit.Intervista e plotë e zotit. Ndroqi për Televizionin Shtetëror të Kuvajtit vijon si më poshtë:Pershendetje, Une jam Ylli Ndroqi, President i Radio-Televizionit Ora News, Channel 1 dhe nje sere kompanive qe drejtoj ne Shqiperi si biznesmen ne fushen e ndertimit, te ushqimeve dhe te nje group-travel agjensive dhe exchange-ve. Jam Konsulli i Nderit i Shteteve te Bashkuara te Meksikes me seline ne Shqiperi dhe sot ndodhem ketu ne Televizionin Shteteror te Kuvajtit numer 1, per te pasqyruar nje sere aktivitetesh, te ftuar nga Ministria e Informacionit te Kuvajtit. Te flasesh per Radio-Televizionin Ora News do te thote te pasqyrosh aktivitetin e nje mediaje informative, siç ka edhe vete formulen Ora News.Ne televizionin Ora News pasqyrohen aktivitete politike, ekonomike, sportive, kulturore, e keshtu me rradhe. Ato lançohen ne ekranin e Radio Televizionit Ora News dhe shikohen jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Europe, Amerike, Kanada, Australi nepermjet platformës Digital dhe internetit ne faqen e tij te web-it oranews.tv. Normalisht une ne perberje te bizneseve te mia kam edhe grupin e kompanise “Yldon Group”, i cili mbeshtet jo vetem sportin por edhe nje sere aktivitetesh kulturore qe zhvillohen ne Shqiperi. Por ne ombrellen e saj ka qene nje grup boksieresh, pasi une perfaqesoj Presidentin e nderit te Federates se Boksit profesionist shqiptar dhe atij WBF boteror, ne te cilen kam nje boksier me shume arritje dhe eshte bere kampion bote ne shume ringje boterore. Federata WBF eshte e shtrire ne te gjithe boten, por ne Shqiperi ka zhvilluar shume aktivitete te tilla ne fushen e boksit profesional dhe ka nxjerre kampionë dhe vazhdon te rrisi çdo dite me gjithe stervitjen qe behet ne palestrat tona shqiptare dhe atyre amerikane.Duke falenderuar Ambasadorin e Kuvajtit qe eshte ne Shqiperi, per nje ftese, i cili me ofroi te vizitoj Kuvajtin, me ftese te dhene nga Ministria e Informacionit te Kuvajtit. Une ndodhem prej 3 ditesh ne Kuvajt, ne te cilin kam takuar qe nga perfaqesues te Ministrise se Informacionit, nga zevendes ministri i Informacionit, nga Drejtore departamentesh te Televizionit te Kuvajtit, ne te cilin kemi diskutuar platforma bashkepunimi mes televizionit kuvajtian dhe atyre mediave shqiptare qe deshirojne te bashkepunojne me kete media. Por e rendesishme ne te gjithe takimet qe ne patem ne gjithe departamentin e informacionit te Televizionit te Kuvajtit, u arrit nje marreveshje qe Radio Televizioni i Kuvajtit te kete nje korrespondent te tij ne ambjentet e Radio- Televizionit Ora News per te lançuar informacionet nga Shqiperia ne Kuvajt dhe nga Kuvajti ne Shqiperi. Eshte nje arritje dhe nje sukses per 2 shtetet tona per te shkembyer informacion te perbashket.Vizita e pare ishte ne Ministrine e Informacionit. Ne kete Ministri u arrit dhe u nenshkrua nje marreveshje shume e rendesishme bashkepunimi mes Televizionit te Kuvajtit numer 1 me ate te Radio Televizionit Ora News. U nenshkrua dhe nje marreveshje e dyte mes Drejtorit dhe Televizionit te Kuvajtit per te ftuar nje grup gazetaresh, operatoresh, drejtues emisionesh nga Tirana per ne Kuvajt dhe kjo marreveshje u finalizua dje ne takimin e fundit ne institucionet e Ministrise se Informacionit. Kjo marreveshje bashkepunimi tregon nje nivel shume te larte qe Televizioni i Kuvajtit ka per te informuar publikun ne te gjithe kontinentin e Europes dhe atyre te Ballkanit. Televizioni i Kuvajtit prej me shume se 20 ore qe une ndodhem ketu dhe kam vizituar ate ne shume departamente si ne lajme, si ne radio, si ne news-room, ne studio televizive kam pare nje television me nje zhvillim perendimor. Une kam shkuar edhe ne studio te tjera televizive, por jam impresionuar me nje zhvillim dhe teknologjik te fjales se fundit HD. Qellimi i vizites sime ne Kuvajt ishte per te takuar nivelet me te larta te institucioneve te Kuvajtit, per te zhvilluar dhe per te pasur nje bashkepunim mes Shqiperise dhe Kuvajtit. Une kam takuar Nenkryetarin e Dhomes se Tregtise, Industrise, ne te cilen kemi diskutuar menyrat e bashkepunimit te biznesit te Dhomes se Tregtise se Kuvajtit dhe Dhomes se Tregtise e Industrise ne Shqiperi dhe ne diskutim rame ne pika te perbashketa qe se shpejti do kemi nje forum biznesi te realizuar nga vete 2 kryetaret e Dhomes se Industrise Tirane dhe atyre kuvajtiane per te bashkuar nje forum biznesi ne shqiperi.Ne kemi arritur te marrim kontaktet e para dhe them se brenda vitit qe vjen, fillimit te vitit, ne do ta kemi kete lloj takimi. Pas takimit me kryetarin e Dhomes se Tregtise, Industrise kuvajtiane, une kIsha takim dhe me Nenkryetarin e Fondit te Zhvillimit kuvajtian per Shqiperine. Ne takim diskutuam gjera dhe projekte te rendesise shume te veçante, qe projekti i zhvillimit kuvajtian kishte per Shqiperine. Diskutuam aty shume gjera per te realizuar projekte ne fushen e infrastruktures, ne fushen e turizmit, ekonomise dhe ate te energjitikes dhe se shpejti une pres per nje vizite Nenkryetarin e Fondit te Zhvillimit kuvajtian, ne Shqiperi. Pas gjithe ketyre takimeve qe kishim ne Kuvajt, kemi edhe nje takim te rendesishem ne Ministrine e Jashtme me Drejtorin e Europes per politiken qe ndjek Kuvajti ne zhvillim te bashkepunimit te politikes shqiptare dhe atyre kuvajtiane.Normalisht une theksova pak me lart, vizita ime ne Kuvajt eshte e para e ketij lloji, e realizuar nga Ministria e Informacionit e juaja, por nga kjo vizite kam ngelur shume i kenaqur nga menyra e takimeve, nga prezantimi qe kam patur ne çdo institucion shteteror tuajin. Jam i kenaqur me nivelin e zhvillimit ekonomik te Kuvajtit. Kuvajti eshte nje shtet modern, nje shtet me nje potencial ekonomik shume te larte dhe jam shume krenar qe ndodhem sot per vizite ne Kuvajt. Jam i impresionuar me menyren e infrastruktures qe kam pare ne Kuvajt, por i bej ftese te gjithe qytetareve te Europes te vizitojne Kuvajtin se eshte shtet i mrekullueshem, nje shtet mikprites dhe nje shtet qe mund te gjesh fryme perendimore.Duke iu falenderuar per ftesen, duke falenderuar Ministrine e Informacionit, duke falenderuar departamentet e te gjithe Televizionit Shteteror kuvajtian per pritjen time, per nje vleresim qe me kane dhene ne kete ambjent dhe une jam i gatshme t'jua rikthej me bashkepunim te perbashket mes 2 mediave tona, Radio-Televizionit Ora News dhe atij kuvajtian shteteror, dhe jeni te ftuar si delegacion ne Shqiperi, per te pare dhe standartet mediatike qe kemi zhvilluar ne tani ne vitet e fundit, pasi Shqiperia ka ecur perpara ne zhvillimin e mediave elektronike.