Nëpunësi civil, Ligjet shqyrtojnë nesër aktin normativ

Komisioni i ligjeve do të nisë nesër shqyrtimin e aktit normativ të ligjit për nëpunësin civil.Njoftimi u bë nga kreu i komisionit Fatmir Xhafa i cili ka theksuar se relatore e çështjes nga PS-ja do të jetë deputetja Vasilika Hysi.Ndërkohë, komisioni i ligjeve ka miratuar me votat e shumicës projektligjin “Për masat kundër financimit të terrorizmit” pasi deputetët e opozitës mungonin në mbledhje.Ndërkaq, Komisioni i Integrimit miratoi pa praninë e opozitës ndryshimet në ligjin“Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.Në mbledhjen e parë të qeverisë, kabineti i kryesuar nga Kryeministri Edi Rama vendosi për ndalimin e importit të mbetjeve. Në vendim thuhet se qeveria ndalon importin e mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë dhe për këtë propozon disa ndryshime në anë ta projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.