Historia përsëritet në Tiranë, jeta në lulishte vetëm pak metra larg “Gjermanit”

Historia e Sofie Qendros, 87-vjeçares që vdiq në qendër të Durrësit si pasojë e të ftohtit, pasi përmbarimi e kishte nxjerrë nga shtëpia mund të përsëritet këtë radhë në kryeqyet.Kjo është Petrite Xhaferri, e cila prej 19 ditësh jeton në trotuar, pasi është nxjerrë me dhunë nga banesa ku jetonte prej më shumë se 50 vjetësh. Ajo tregon e ka mjaft të vështirë të jetojë në të tilla kushte, pasi vuan edhe nga të tjera sëmundje.Netët sipas 78-vjeçares janë mjaft të vështira, duke i shtuar këtu edhe reshjet e ditëve të fundit e kanë bërë të pamundur mbijetesën e saj Petritja ka një apel për institucionet, ta strehojnë sa është gjallë.E bija e Petrites tregon se me dokumetacionin e shtëpisë së saj janë kryer falsifikime,ndërsa shton se janë shtatë familje që rrezikojnë të mbesin në mes të katër rrugëve.Ndërsa të tjerë banorë të rrugicës shprehen se nuk dinë çfarë të bëjnë në një situatë të tillë.