KLSH merr pjesë në seminarin për Auditimin e Etikës në Luksemburg

KLSH mori pjese ne seminarin për Auditimin e Etikes, organizuar nga grupi Task Force (EUROSAI) për Auditimin e Etikes, ne cilësinë e anëtarit te këtij grupi, në të cilin u përfaqësua nga zj.Luljeta Nano, Sekretare e Përgjithshme dhe zj. Irena Islami, Përgjegjëse e Sektorit te Kërkimit Shkencor dhe Zhvillimit.Ky seminar organizohet si një nga aktivitetet bazë të Task Force së EUROSAI për auditimin e etikës dhe fjala pershendetese u mbajt nga z. Vitor Caldeira, President i Gjykatës Evropiane te Auditimit (ECA). Programi është hartuar nga ECA pas pikëpamjeve të shprehura nga anëtarët e kësaj task force dhe rezultatet e sondazhit të kryer prej tyre në anëtarët e EUROSAI.Seminari u kombinua me sesione plenare të përgjithshme dhe sesione të tjera pune për të diskutuar përvojat përkatëse dhe aspektet praktike të punës së auditimit.Ne këtë seminar, u diskutuan çështje me shume interes si “Sfidat e auditimit të çështjeve që kanë lidhje me etikën” dhe "Mjetet dhe metodat për të vlerësuar riskun".Seminari ia arriti qëllimit, duke rritur ndërgjegjësimin, duke shfrytëzuar mundësitë për auditimin e çështjeve që kanë të bëjnë me etikën dhe përfshirjen e tyre në detyrat e auditimit, si dhe duke adresuar çështje praktike të lidhura me një auditim të tillë.Pjesëmarrësit shkëmbyen eksperiencat dhe pikëpamjet, ne mënyrë qe të mësojnë nga përvojat ekzistuese të SAI-ve të përfshira tashme në auditimet e etikës.Seminarin e përshëndeti edhe Zj. Ines Ayala Sender, deputete e Parlamentit Europian.KLSH është pranuar ne qershor te këtij viti, anëtare e grupit Task Force te EUROSAI-it për “Auditimin dhe Etiken” (TFA&E), ne nen-grupin e 3-te te kësaj Task Force për Auditimin e Etikes ne Institucionet e tjera Publike.Mandati i dhënë nga Bordi i EUROSAI-it grupit te TFA&E ka për qellim kryesor të promovoje rëndësinë e sjelljes etike në Institucionet Supreme të Auditimit dhe në Institucionet publike.