Reformë në gjykatën e lartë, mazhoranca paralajmëron ndryshimin e ligjit
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, paralajmëron ndryshimin e ligit për gjykatën e lartë. Gjatë takimit të zhvilluar me Ambasadorin e Spanjës, në Tiranë Rafael Perez, ministri Nasip Naço këmbëngul në reforminin e KLD, duke i dhënë kështu përgjigje presidentit Bujar Nishani se ky institucion ka arritur standardet e duhura, por nga ana tjetër paralajmëron dhe një tjetër reformë, atë në gjykatën e lartë. Në njoftimin për mediat theksohet se Ministri u shpreh mbi domosdoshmërinë e reformave në KLD dhe Gjykatën e Lartë."Duke parë se KLD ende i referohet për vlerësim performancës së gjyqtarëve në vitet 2005- 2006, unë do të kërkoj që të bëhet një vlerësim i përvitshëm i gjyqtarëve dhe të mos promovohen në karrierë pa iu referuar performancës së tyre më të fundit. Gjithashtu, kam vënë re me shqetësim shifrat e larta të çështjeve që paraqiten në Gjykatën e Lartë çdo vit dhe numrin e vogël të atyre të shqyrtuara apo vendimeve të unifikuara".Duket se ky hap është në fazën e diskutimit me kreun e Gjykatës së lartë, pasi një nevojë të tillë ka shprehur edhe titullari i këtij institucioni në një intervitstë për VOA.
"Shqetësimi në fakt është i drejtë. Ka një numër shumë të madh çështjesh që presin të gjykohen në Gjykatën e Lartë dhe është e vërtetë që janë rreth 12 mijë çështje që presin. Ky është një fakt dhe me të drejtë ligjvënësi ka ndërhyrë dhe besoj që edhe në të ardhmen duhet të ndërhyjë për të perfeksionuar sistemin në mënyrë që drejtësia të jepet me cilësi por edhe me efektivitet. Nuk është normale që Gjykata e Lartë të ketë 12 mijë çështje që presin të gjykohen, ndërkohë që me sistemin e mëparshëm ky numër ishte në rritje pasi çështjet që gjykoheshin ishin më pak se ato që vinin. Prandaj i kemi kërkuar edhe ministrit të ri edhe parlamentit që të bëjë një ndryshim ligjor që do t’i bënte efektive edhe ndryshimet e Kodit të Procedurës Civile. Pra Presidenti dhe Parlamenti kanë detyrimin që sa më parë të fillojnë procedurat për zgjedhjen e gjyqtarëve të rinj"tha ai.Ligji për gjykatën e lartë është një ndër 3 ligjet e ashtëquajtura të integrimit, të votuata me shumicë votash në fund të majit të këtij viti së bashku me ligjin për statusin e nëpunësit civil dhe reformën parlamentare. Pas debatit për sshtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit për statusin e nënpunësit, duket se ligji për gjykatën e lartë do të përbëjë dhe përlasjen e rradhës mes mazhorancës së re dhe opozitës.