Dajti: Prokuroria po flasifikon faktet, 4 viktimat pa uniformë policie ditën e ngjarjes

Dritan Dajti vazhdon të tërheqë zvarrë drejtësinë shqiptare duke mos i dhënë mundësi të vijojë normalisht procesin ndaj tij.Nga salla e gjyqit, Dajti ka drejtuar gishtin ndaj prokurorisë  duke e akuzuar për falsifikim të fakteve.Në seancën e sotme gjyqësore, Dajti ka deklaruar se 4 viktimat  ditën e ngjarjes ishin të veshur civilë dhe nuk kishin asnjë shenjë apo logo uniforme policie.“Më akuzoni për vrasjen e 4 policëve, por ata ishin me veshje civile dhe kjo gjë është e faktuar. Viktimat Alket Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj dhe Sajmir Duçkollari ishin me veshje civile.  Prokuroria po falsifikon faktet” është shprehur Dajti.Ndërsa Prokurori I çështjes Ardian Nezha ka hedhur poshtë akuzat e të pandehurit për falsifikim të fakteve.  “Veshjet ua kemi kthyer familjeve të viktimave, nuk po falsifikojmë fakte” është shprehur ai.Por I menjëhershëm ka qënë reagimi I të pandehurit Dajti I cili ka theksuar se më në fund Prokuroria pranoi që 4 policët ishin me veshje civile ditën e ngjarjes.Më pas ai është larguar nga salla e gjyqit duke deklaruar se në seancën e radhës do të dëshmojë sërish duke dhënë të tjera fakte për vrasjet.Dritan Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009, ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale, të cilët tentuan ta arrestonin të shumë kërkuarin.