Europa nuk duhet të izolohet
Tragjedia e tmerrshme para Lampeduzës është një dëshmi varfërie për Europën. Vdekja e njerëzve të pafajshëm nëMesdhe duhet të ndalojë menjëherë. Askush nuk e braktis pa qenë në hall të madh atdheun dhe ia dorëzon veten trafikantëve pa skrupuj. Dhjetëra mijëra vetë janë përpjekur vitet e kaluara që të mbërrijnë në Europë nëpër rrugë të rrezikshme. Ata nuk kanë rrugë tjetër, sepse rrugët legale të sigurta janë të mbyllura për ta. Refugjatët përpiqen që me varka krejt të papërshtatshme, pa ushqim dhe ujë të largohen nga zonat e krizës. Një arrati, të cilën shumë vetëve u duhet ta paguajnë me jetën e tyre. Në mënyrë që kjo vuajtje të marrë fund njëherë, Europa duhet t’i japë fund politikës së saj të mbylljes dhe të kërkojë rrugë, të cilat e vënë në qendër të vëmendjes mirëqenien e njerëzve. Të vdekur para kështjellës EvropëItalia, e cila është vetëm 120 km larg Afrikës bën pjesë në synimet kryesore të refugjatëve nga zonat afrikane të krizës. Njësoj si bregdeti i Greqisë dhe i Maltës, ujërat e Mesdheut janë kthyer në kurth vdekjeprurës për shumë refugjatë. Numri i madh i të vrarëve tregon: me politikën e saj të izolimit, të mbështetur nga kontrollet ushtarake të kufirit, Europa hyn në mëkat. BE e kërcënojnë Greqinë madje se do t’i fuste sërish kontrollet e kufirit, nëse ajo nuk i mbyll në mënyrë hermetike kufijtë e saj të jashtëm. Pse nuk i dëgjon askush organizatat e të drejtave të njeriut, që kërkojnë prej vitesh që trafiku i rrezikshëm i njerëzve në Mesdhe të ndalet dhe që të kërkojnë zgjidhje?Edhe indiferentizmi i Europës duhet të marrë fund. Europa nuk duhet t’i lërë vetëm vende si Italia. Ka kohë që parti radikale të djathta fitojnë kapital nga vërshimi i personave që kërkojnë ndihmë. Të gjitha vendet europiane duhet të bashkëpunojnë me frymë konstruktive për të siguruar një akses të sigurt për azilkërkuesit. Asnjë shpresë në atdheNjëkohësisht duhen ndërmarrë përpjekje të mëdha, për t’i përmirësuar kushtet e jetesës në atdheun e refugjatëve. Njerëzit nga zonat e krizës kërkojnë me ngulm një jetë në siguri dhe në paqe. Ata largohen nga uria, lufta dhe shtypja. Dhe pikërisht atje, tek rrënjët e problematikës së refugjatëve duhet të mbështetet bashkësia ndërkombëtare. Afrika është kontinent fqinj me ne. Burimi : mapo.al