Viti i ri akademik, Nikolla:Sot hapet një epokë pa censurë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2013, 08:00
Data 7 tetor ka shënuar nisjen e vitit të ri akademik 2013-2014 për 162 mijë studentë dhe 10 mijë studentë në të gjithë vendin.
Viti i ri akademik e gjen ministrinë e arsimit me një titullare të re Lindita Nikolla,e cila nga Fakulteti Ekonomik i Tiranës shpalosi dhe platformën e saj për ndryshimet që e presin arsimin universitar në drejtimin e saj.
Përballë ekonomistëve të ardhshëm të vendit Nikolla kërkoi kontribun e tyre për kaluar situatën e rëndë ku ndodhet ekonomia shqipëtare. Ndërsa sqaroi se kjo është një epokë e re për arsimin, pa censurim."Ne presim shumë prej jush, vendi ynë gjendet para sfidave të mëdha që nuk kapërcehet pa bashkëpunim me të gjithë ne, bashkepunim mes gjenerateve.Të ardhurat kanë rënë si asnjëherë, tatime e dogane, korrupsioni, paaftësia qeverisëse, të dyjave bashkë armiq të zhvillimit, as Rama e as gjithë qeveria nuk ia del dot vetem, ne kemi shumë nevojë për të gjithë, vendi ka nevojë për ju, mesazhi ynë është i qartë, mosha e re nuk është arsye për të mos u dhënë besim të rinjveSot hapet një epokë e re e botës universitare. Sot hapet një epokë pa censurë. Asnjë fakultet nuk do të vendoset nën presion pse një përfaqësues i opozitës hyn në takime ne auditore me studente, asnjë student nuk do diskriminohet për takime politike, shkolla është e depolizituar e kjo trajtë do të ruhet me fanatizëm, por ne do të mbrojmë edhe të drejtën e gjithkujt për tu ‘ngatërruar’ me politikë” u shpreh Nikolla.Rama uron studentët në Facebook:Jetësimi i ëndrrave tuaja, jetësimi i ShqipërisëNdërsa kryeministri Rama ka uruar studentët nëpërmjet rrjetit social “Facebook”. Në një postim në profilin e tij, Rama ka kërkuar nga studentët të mos tërhiqen nga vështirësitë por të bëjnë të mundur plotësimin e ëndrrave të tyre."Në këtë fillimvit të ri akademik dua t’i uroj studentëve forcë ëndrrash, synimesh dhe kurajo për të ecur drejt të nesërmes pa u tërhequr nga vështirësitë. Jetësimi i ëndrrave dhe realizimi i synimeve të tyre është jetësimi i Shqipërisë së Gjeneratës tjetër. Është misioni i qeverisë sonë. Me stafin akademik jemi partnerë në këtë mision, i cili orientohet nga forca e aspiratave dhe shpresave të brezave të rinj. Me emocionin e një e kohe të re të filluar për vendin, që përkon me kohën e re të këtij viti akademik, përcjell urimet e përzemërta për sukses të gjithë studentëve dhe për një vit të mbarë të gjithë stafit akademik” shkruan Rama.