Shëndetësia është e sëmurë, Rama: Do t’i bëjmë operacion që ta shpëtojmë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se QSUT-ja është shëmbëlltyrë e degradimit të shtetit shqiptar.Në një takim me mjekë dhe infermierë, Rama është shprehur se se qëndra spitalore “Nënë Tereza” mund të konsiderohet si gjendra e kancerit të korrupsionit."Zor se gjendet në Shqipërinë e rrënimit ku rrënimi të jetë më i prekshëm sesa shëndetësia. Zemra e sektorit, qëndra e gravitetit të shëndetësisë, vendi ku kanë lindur dhe kultivuar vlerat, ku kanë bërë pediestral figurat historike të shëndetësisë shqiptare, hapësirat ku reforehen të gjithë sapo flitet për shërbim mjekësor shqiptar. Sot fatkeqësisht gjendet një shëmbëlltyrë e degradimit të shtetit shqiptar sesa ky spital që mund të konsiderohet një nga gjendrat e kancerit të korrupsionit” tha Rama.Rama: Do shlyejmë të gjitha borxhetKryeministri Rama ka premtuar se qeveria do të bëjë të mundur shlyerjen e të gjitha borxheve që ka sot Qëndra spitalore “Nënë Tereza”."Detyrime të prapambetura në të gjithë sistemin shëndetësor sot, që janë pjesë e malit të borxhit janë 30 milionë dollarë dhe nga këto 22 milionë i ka ky spital. Pa llogaritur këtu pajisjet që nuk janë në gjendje pune. Borxhi ynë është 600 milionë në total dhe kriza aktuale e ka vendosur gjithë ekonominë në vështirësi shumë të madhe. Ky spital ka nevojë për një tjetër sistem. Këtu nuk mungojnë kapacitetet, por sistemi. Kjo është barra jonë, e ne nuk do të justitikohemi se kush na e vuri këtë barrë, e as nuk do të justifikohemi para jush që keni 22 milionë dollarë borxhe dhe nuk japim më. Jo, ne do i lamë të gjitha borxhet e sistemit shëndetësor dhe të QSUT-së që do të hyjë në sezonin e ri pa borxhe", theksoi Rama.Rama theksoi më tej se vetëm nëpërmjet bashkëpunimit mes qeverisë dhe bluzave të bardha do të bënte të mundur shërimin e sistemit shëndetësor nga tumori i korrupsionit.S`mund të ketë parneritet të një qeverie që nuk ka vizion dhe përkushtim. Ne kemi parë shfaqje shumë të shëmtuara në të kaluarën, mjekë të arrestuar me çimka, deklarata për luftë kundër korruosionit të kthyer në gjueti shtrigash, hapësira spitalesh të mbushur me spiunë. Po kjo nuk është rruga për të shëruar tumorin e madh të kancerit të korrupsionit. Në këtë tumor mund ta shërojmë nëse përcaktojmë diagnozën e duhur dhe marrim të gjitha hapat për ta kryer këtë shërim edhe nëpërmjet operacionit të duarve që do të thotë duke modernizuar sistemin që sot nuk garanton mjekun, personelin shëndetësor, publikun, nuk garanton efektivitetin dhe transparencën” tha Rama.Për autonominë spitaloreKreu i qeverisë theksoi se së shpejti do të nisë puna për autonominë spitalore ndërsa përmendi edhe disa nga vendimet që do të marrë qeveria për rimëkëmbjen e shërbimit shëndetësor.“Do të nisim punën drejt autonomisë spitalore. Deri më sot sistemi ka mbetur në mes, mes një shteti padron që është përpjekur ti bëjë të gjitha vetë dhe një trupë shëndetësore që ka bërë atë që ka ditur. Dua t`ju siguroj se ne do të fillojmë hap pas hapi realizimin e programit tonë. Une e di që programi ka mbështetje por edhe skepticizëm. E di që skepticizmi është i argumentuar por ne mendojmë që Shqipëria nuk mund të vazhdojë me këtë sistem shëndetësor pasi ky sistem ka dështuar” tha Rama.Rama: Vitin tjetër nis ulja e çmimit të barnaveAi theksoi më tej se në fillim të vitit tjetër do të fillojë puna për uljen e çmimit të barnave."Nuk do të pranojmë më të blejmë për spitalet barna që shiten sa frëngu pulën. Nuk do të lejojmë që në Shqipëri të shiten barna 3 herë më shumë se në vendet e origjinës. Do ta heqim TVSH-në prej 10 përqind mbi ilaçet që në paketën e parë fiskale pasi është pjesë e kësaj nevoje për të ulur çmimin e barnave. Me rëndësi është të ecim përpara për vendosjen e dosjes klinike për të shkuar drejt autonomisë spitalore. Një orë e më parë të vendosim bashkarisht për harmonizimin e shërbimit spitalor, për të pasur një gjeneratë tjetër. Ne duam të hapim një dialog për universitetin mjekësor. Nuk kemi një recetë për këtë. QSUT-ja është mision i përbashkët dhe detyrim i përbashkët dhe ajo mund të rimëkëmbet vetëm nëpërmjet dialogut dhe partneritetit me ju" tha Rama.Ndërsa Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka premtuar rimëkëmbjen e sistemit shëndetësor për t`i dhënë shqiptarëve shërbimin që kanë nevojë.
“Qeveria Rama do ta shndërrojë edhe projektin për rimëkëmbjen e sistemit tonë shëndetësor një histori suksesi. Shërbimi shendetesor është më i keqi që marrin sot shqiptarët, ndaj duhet nje reformë urgjente dhe e shumëanshme që sistemi të rimëkëmbet. Ne do e nisim këtë me QSUT-në, duke e kthyer në atë që shqiptarët kanë nevojë” tha Beqja.