Grabitje spektakolare në Tiranë, grabitet furgoni që transportonte paratë në bankë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2013, 17:15
Grabiten nën kërcënimin e armëve 30 milionë lekë në një furgon të një institucioni bankar në kryeqytet. Ngjarja u shënua rreth orës 17:00 të pasdites së sotme pranë spitalit ushtarak në Laprakë, ku 4 persona, të armatosur kanë arritur të grabisin shumën prej 30 milionë lekësh të vjetra dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Ekspertë të policisë së Tiranës kanë marrë në pyetje shoferin e furgonit që u bë pre e grabitësve si dhe disa dëshmitarë në vendngjarje, të cilët kanë bërë dhe përshkrimin e autorëve.
Gjithashtu janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit ku ndodhi grabitja. Policia ka nisur një aksion të gjërë për arrestimin e autorëve që janë larguar me motor nga vendi i ngjarjes.