Kushtetuesja, Nishani nis nesër konsultimet me krerët e grupeve parlamentare

Pas mbarimit të mandatit 3-vjeçar të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, Presidenti Bujar Nishani nis nesër takimet me krerët e grupeve parlamentare për tu konsultuar për emërimin e kryetarit të ri. Fillimisht Nishani do të takohet në orën 10:00 me kreun e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, më pas në 10:45 me kryetarin e grupit të PD, Edi Paloka, në 12:30 me kreun e grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasilin, në 13:30 me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizin dhe në 14:30 me kreun e PR, Fatmir Mediu.Katër ditë më parë Presidenca njoftoi se: “Në përmbushje të përcaktimeve kushtetuese për emërimin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, pasi në muajin shtator është verifikuar përfundimi i mandatit 3-vjeçar të Kryetarit, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, ka filluar procedurën e përzgjedhjes për kryetarin pasardhës të kësaj gjykate. Në këtë kuadër, si dhe në vijimësi të praktikës së bashkëpunimit ndërinstitucional të konsultimit me forcat politike parlamentare, në datën 8 tetor 2013, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të zhvillojë takime me Krerët e Grupeve Parlamentare të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim, Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet si dhe Partisë Republikane”.Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit.Një e treta e përbërjes përtërihet çdo tre vjet. Kryetari emërohet nga rradhët e anëtarëve nga Presidenti i Republikës për 3 vjet me të drejtë riemërimi (neni 125 i Kushtetutës). Gjyqtarët kushtetues gëzojnë imunitet.Ata nuk mund të ndiqen penalisht pa pëlqimin e vetë Gjykatës Kushtetuese .Gjithashtu ata nuk mund të shkarkohen, përveç se në rastet e parashikuara nga Kushtetuta (neni 128). Gjithashtu Funksioni i gjyqtarit kushtetues është i papajtueshëm me çdo funksion tjetër publik ose veprimtari private. Mandati i gjyqtarit kushtetues përfundon kur:- dënohet me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi;- nuk paraqitet pa arsye në detyrë për më shumë se 6 muaj;- mbush moshën 70 vjeç;- jep dorëheqjen;- deklarohet i paaftë për të vepruar me vendim të formës së prerë