Gjosha takon ambasadorin polak: Integrimi, prioritet i qeverisë

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Polonisë në Tiranë  Marek Jeziorski.Ministrja Gjosha e falenderoi  Ambasadorin për mbështetjen që Polonia i ka dhënë Shqipërisë për Integrimin në Bashkimin Evropian si dhe për marrëdhëniet  e mira dypalëshe. Ministrja vlerësoi se shkëmbimi i eksperiencës mes dy vendeve do të jetë inkurajues për Shqipërinë, kjo dhe për faktin se Polonia ka kaluar nëpër të njëjtin proces.Ministrja Gjosha theksoi se integrimi i vendit është një nga prioritetet kryesore të kësaj qeverie prandaj axhenda e integrimit është dhe do të jetë mjaft e ngjeshur.Ambassadori  Jeziorski, e uroi Ministren Gjosha për detyrën e re, si dhe per suksese të mëtejshme të Shqipërisë në procesin e Integrimit Evropian.Në kuadër të bashkëpunimit midis dy vendeve, Ambasadori e informoi Ministren Gjosha lidhur me vizitën e ardhshme të  Zv/Ministrit të Jashtëm të Polonisë në muajin nëntor në Tiranë.