Festivali pa “Gladiatorë të artë”, edicioni i 6 solli retrospektivë të filmave ndër vite

Ul siparin Festivali i 6-të Veror Ndërkombëtar i Filmit në Durrës. Edicioni i sivjetshëm u finalizua me një ceremoni në ambjentet e një prej kinemave të kryeqytetit, ku morën pjesë personalitete të njohura të artit dhe Kulturës si Roza Anagnosti, Mevlan Shanaj dhe Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro, së bashku me aktorin e mirënjohur Timo Flloko, i cili prezantoi ceremoninë.Këtë vit nuk u shpërndanë shumë “Gladiatorë të artë”, në mungesë të prurjeve të shumta, përveç atyre që ju dhanë regjizorëve të vjetër për arritjet në karrierën e tyre, si Pirro Milkani dhe Dhimitër Anagnosti. Ndër filmat e paktë që morën pjesë mund të përmendim “Lintrepido” i regjizorit italian Gianni Anelio. Organizatorja e të 6 Festivaleve, Anila Varfi, tha se kinematografia dhe kultura në përgjithësi ka nevojë për më shumë mbështetje.Mbrëmja u mbyll me premierën e filmit “Diana”.