Martesë me kushte të përcaktuara, kontratat që parandalojnë sherret pas divorcit
Martesa është dita më e lumtur e të gjitha çifteve dhe si e tillë nga të gjithë të martuarit apo sapomartuarit, kjo marrëdhënie mund të qëndrojë në këmbë vetëm nga dashuria.Por kohët dhe eksperiencat kanë treguar se vetëm dashuria nuk mund ta mbajë në këmbë një martesë, pasi gjërat janë gjithmonë të ndryshueshme. Një nga faktorët që çon gjithmonë në grindje bashkëshortët, është mosrespektimi i ndarjeve të pasurisë qoftë të vëna gjatë martesës apo edhe të trashëguara nga familjarë. Por përballë kësaj situate ka një zgjidhje, e cila në Shqipëri ende nuk është shumë e njohur, kontrata paramartesore.Mimoza Sadushi, presidente e noterëve shqiptarë shprehet se këto kontratat do të zgjidhnin mjaft probleme mes bashkëshortëve.Personat të cilët janë më të interesuar për këto kontrata janë juristët dhe shtetasit e huaj, të cilët martohen më shqiptarë dhe pikërisht kjo gjë ka çuar edhe në krijimin e një regjistri ndërkombëtar për noterët.Kontratat, sqaron Sadushi, mund të jenë të ndryshueshme në varësi të kushteve mes bashkëshortëve.