Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit e parealizuar pa zyrtarizimin e shqipes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Tetor 2013, 22:03
Marrëveshja e Ohrit do të përmbushet kur gjuha shqipe të bëhet gjuha e dytë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Kështu deklaroi lideri i BDI-së , Ali Ahmeti para diplomatëve të BE-së në Bruksel, në kuadër të konferencës së organizuar nga organizata joqeveritare Qendra për Studim të Politikave Evropiane(CEPS).“Rruga e Maqedonisë për në BE dhe NATO ka mbështetjen e fuqishme në mesin e komunitetit shqiptar në vendin tonë, por për shkak të kontestit të emrit me Greqinë, Maqedonia nuk po mundet të përparoj”, deklaroi Ahmeti në këtë takim, ku është diskutuar për çështjen e emrit.Gjatë qëndrimit në Bruksel Ahmeti ka pasur disa takime bilaterale me zyrtarë të lartë të NATO-s dhe Bashkimit Europian.