Athina nuk heq dorë nga vija e kuqe për emrin
Shefi i diplomacisë greke, Evangelos Venizelos deklaroi se asnjëherë nuk është hequr dorë dhe nuk do të hiqet nga vijat e kuqe për kontestin e emrit.Ai këtë e deklaroi duke i`u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për pozicionin grek në raport me kontestin e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë.“Ne presim që fqinjët tanë të sillen në përputhje me marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe të së drejtës ndërkombëtare, që janë parakushtet themelore për integrimin evropian të çdo shteti kandidat”, deklaroi Venizelos, i cili gjatë qëndrimit në Nju Jork gjatë fundjavës ka zhvilluar takime me sekretarin e OKB-së, Ban Ki – Moon, ndërmjetësinë e OKB-së për emrin, Metju Nimic dhe zyrtarë të administratës amerikane.Pala greke kërkon një emër të ri që nuk ka përmbajtjen e emrit Maqedoni dhe që do të përdoret për emërtim të përgjithshëm në raportet dypalëshe dhe në kuadër të marrëdhënieve ndërkombëtare.