"Arrest në burg" 2 zyrtarëve të Ministrisë së Punës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2013, 09:54
Gjykata e Tiranës, lë në fuqi vendimet e dhënë në mungesë ndaj dy zyrtarëve të Ministrisë së Punës duke i caktuar masën e sigurisë "arrest me burg".Ish-drejtori i Financave Ilir Ibrahimi dhe përgjegjësi i Sektorit të Financave Besnik Dema dolën para gjykatës me akuzën korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Ibrahimi nuk pranoi të flasë, ndërkohë avokati kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, që u kundërshtua nga prokurori.
Ndërsa Besnik Dema, kërkoi të lirohet duke pretenduar se procedurat e tenderit janë në zbatim të ligjit dhe rregullores.Prokuroria ka dyshime se zyrtarët e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale kanë shpërdoruar fondet, duke paracaktuar si fituese një kompani të prodhimit të spoteve televizive me anë të falsifikimit të dokumenteve, çka ka sjellë edhe një dëm prej gati 20 milionë lekësh.Ndërsa dy të akuzuarit e tjerë, ish-drejtori i kabinetit të ish-ministrit, Spiro Ksera, Klevis Bitro dhe sekretari i Përgjithshëm në këtë ministri Murat Mehmeti janë shpallur në kërkim.