Takim i agrobiznesit, përmirësim i imazhit për tërheqjen e turizmit

“Jetoni shëndetshëm në zonat rurale”.Ka qenë kjo motoja e një takimi të zhvilluar në Peshkopi, mes federatës së fermerëve të Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Agrobiznesit shqiptar. Me financim nga I.P.A. ky projekt ka si qëllim kontribuimin në përmirësimin social-ekonomik dhe mirëqënien ne rajonin kufitar, veçanërisht në atë të Elbasanit, Dibrës, Pollog dhe Pellagoni, duke shtuar vlerat për produktet ekzistuese tradicionale ushqimore, si dhe përmirësimin e imazhit si destinacion tërheqës për turizmin rural.Të dyja vendet, si Republika e Shqipërisë, ashtu dhe ajo e Maqedonisë, janë angazhuar në proçesin e asocimit në Bashkimin Europian dhe ndajnë sfida të përbashkëta në proçesin e peradrimit të legjislacionit, sistemit ligjor dhe institucioneve.