Sheshi “Shqipëria” në Selanik, ekstremistët grekë kundërshtojnë vendimin
Vendosja e emrit Shqiperia ne nje prej shesheve kryesore te Selanikut ne Greqi nuk eshte pritur mire nga nje grup ekstremistesh, te cilet kane kundershtuar kete vendim te Bashkise me te madhe te shtetit grek, pas Athines.Ceremonia eshte zhvilluar ne kuader te binjakezimit mes Bashkise se Durresit dhe asaj te Selanikut. Kryebashkiaku i Durresit, Vangjush Dako, i ftuar ne studion e Ora News eshte shprehur se ky ishte nje veprim ne kuader te forcimit te marredhenieve midis ketyre dy institucioneve dhe se shpejti pritet qe edhe ne Durres te proçedohet me te njejten menyre.I pyetur nga gazetari Kallço se a mund te kemi te njejtin reagim si ai i qe u shenua ne Selanik, dako u pergjigj:“Se mendoj as se besoj fare, ne këtu kemi një klimë totalisht ndryshe. Kemi shumë pozitivitet me komunitetin grek që jeton në Durrës, kemi patur dhe anëtarë të Këshillit bashkiak pjesë të bashkisë së Durrësit. Por në përgjithësi klima në Shqipëri është tjetër nga ajo në Greqi” tha Dako.Pritet qe ne ditet ne vijim delegacioni i bashkise se Selanikut te mberrije ne Durres, ku do te pritet nga perfaqesuesit e pushtetit vendor te ketij qyteti.