Fullani apel BE: Të rritet kreditimi për vendet jo anëtare

Shqipëria kërkon mbështetje të ekonomisë me kredi nga Banka të Bashkimit Europian. Apeli vjen nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, gjatë takimit të zhvilluar në Vjenë me Drejtorë të bankave qendrore Europiane. Sipas kreut të Bankës së Shqipërisë, kreditimi është shumë i rëndësishëm për rimëkëmbjen e një ekonomie.Gjithashtu Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka kërkuar mbështetje edhe në aspektin e mbikqyrjes së sistemit bankar me anë të mekanizmave europianë.Gjatë pjesëmarrjes në aktivitetin në kuadër të Iniciativës së “Vjenë II”, guvernatori Ardian Fullani vlerësoi si me mjaft rëndësi faktin e bashkëpunimit midis vendeve anëtare dhe jo anëtare të BE, pasi sipas tij ekonomia është e ndërlidhur dhe pikërisht për këtë duhet të punohet sëbashku.