Hapet “Globe OUTLET”, qytetarët dynden për të përfituar nga ofertat
Dyndje dhe interes të lartë të qytetarëve në hapjen e dyqanit “Globe Outlet” në City Park. Kompania “Globe OUTLET” ofron një gamë të gjerë produktesh elektronike dhe elektroshtëpiake të markave më të njohura botërore me çmime mjaft të arsyeshme. Qytetarët të ardhur edhe nga qytete të tjera të vendit shprehen se çmimet janë të leverdishme. Sipas tyre është hera e parë që në Shqipëri ofrohen produkte cilësore me ulje kaq të ndjeshme.“Globe OUTLET” shpjegon për të të gjithë të interesuarit se ata mund të përfitojnë nga uljet e produkteve në këtë dyqan përgjatë gjithë vitit dhe jo vetëm për një afat të caktuar. Kompania Globe ka rreth 13 vite që ofron produktet cilësore elektroshtëpiake dhe elektronike për tregun shqiptar. Aktualisht Globe ka një rrjet dyqanesh në të gjitha qytetet në vendin tonë.