Masakra e pyjeve, Ora News sjell pamjet e operacionit në Divjakë

Prerja pa kriter e pyjeve madje edhe në zonat e mbrojtura nga shteti, është një fenomen gjithnjë në rritje. Ndërsa persona të papërgjegjshëm shtojnë fitimet e tyre përmes kësaj veprimtarie të paligjshme, mjedisi dëmtohet gjithnjë e më shumë, por duket se dora e të gjithë atyre që shkaktojnë këtë masakër tashmë do të ndalet.Ora News sjell pamjet ekskluzive të një operacioni inspektimi që është kryer në Pyllin e Kularit siç njihet ndryshe zona e Pyllit të Divjakës deri në grykëderdhjen e lumit Shkumbin, dhe është drejtuar nga Ministri i Mjedisit, Lefter Koka.Ndërhyrja ka kapur në flagrancë disa persona që në ato momente po prisnin pemët e larta të këtij pylli.Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, tha për Ora News se këto operacione për të mbrojtur pyjet nga shkatërrimi pa kriter sidomos në zonat e mbrojtura, do të jenë në fokusin e punës së këtij dikasteriNdaj personave që u kapën në flagrancë, ka nisur tashmë proçedimi penal, ndërsa do të hetohet për bashkëpunëtorët në këtë masakër.