Rama pret Ministrin turk: Partneriteti strategjik do forcojë më tej bashkëpunimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2013, 13:52
Kryeministri Edi Rama priti sot Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Ahmet Davutoglu. Gjatë këtij takimi, Kryeministri Rama e falënderoi ministrin Davutoglu për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Shqipërisë. Rama theksoi se partneriteti strategjik mes dy vendeve do të forcojë më tej edhe bashkëpunimin në të ardhmen.
Ministri Davutoglu uroi Kryeministrin Rama për fitoren e zgjedhjeve dhe marrjen e detyrës së re në qeverisjen e vendit.
Kryeministri Rama dhe Ministri i Jashtëm Davutoglu biseduan edhe për zhvillimin e mbledhjeve të përbashkëta të dy kabineteve qeverisëse, si edhe për këshilltarët turq në fushat e energjisë, ekonomisë, shëndetësisë dhe rendit publik që do të asistojnë nga afër sektorët përkatës.