Fier, shtohen bizneset, emigrantët investojnë në fushën e tregëtisë

Kriza ekonomike që ka prekur vendet fqinje, ka detyruar një numër të madh emigrantësh të rikthehen në Shqipëri dhe të shohin si mundësi punësimi hapjen e një biznesi, si nga të vetmet alternativa për të nxjerrë të ardhura.Ky fakt pohohet edhe nga punonjësit e qendrës kombëtare të rregjistrimit të biznesit në Bashkinë Fier, të cilët shprehen se gjatë 8 mujorit të parë të vitit në të cilin ndodhemi, janë rregjistruar 315 biznese të reja, nga të cilat 50 % e tyre janë hapur nga personat që janë kthyer nga emigrimi.Bizneset e reja, kryesisht i përkasin sektorit të shërbimeve dhe konsumit, dhe në këto momente shifrat flasin pozitivisht për zyrën e tatim taksave të Bashkisë Fier, por natyrisht që ky fakt ndikon edhe në punësimin direkt të qytetarëve.