Vodhi 79 ora “Rolex” në Bahrein, arrestohet shqiptari pas grabitjes spektakolare
Policia shqiptare ka arrestuar 35-vjeçarin nga Kosova, Ekrem Gashi, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga INTERPOL-i, i akuzuar për një grabitje spektakolare të dyqanit "Rolex" në Bahrein.Shtetasi Kosovar është arrestuar në kufirin shqiptar, pasi ndaj tij kishte një një fletë-arrest ndërkombëtar.Ekrem Gashi dhe disa persona të tjerë grabitën në mënyrë spektakolare dyqanin "Rolex" në Bahrein.Pamjet filmike që ka siguruar policia, tregojnë hap pas hapi të gjithë dinamikën e ngjarjes deri në realizimin e grabitjes.Grupi i grabitësve, hyri në dyqan pasi plagosi rojen, më pas janë maskuar me veshjen karakteristike të grave myslimane dhe kanë grabitur 79 orë të llojit Rolex, me një vlerë prej 1.4 milion dollarë. Pamjet tregojne 6 burrat e veshur me ferexhe që arrijnë të dalin nga dyqani, pasi kanë realizuar qëllimin e tyre.Arrestimet u kryen nga Interpoli në bashkëpunimin e ngushtë me BKT Bahreinit , komanda e Interpolit dhe Qendrën Koordinuese dhe në Lindjen e Mesme dhe njësitë e Afrikës së Veriut, të cilat vazhdojnë bashkëpunimin në kërkim të vazhdueshëm për të dyshuarit e mbetur .Arrestimet janë bërë pas dëshmive të mbledhura nga policia dhe pamjeve të marra nga policia nga kamerat e sigurisë në qendrën tregtare. Interpoli kishte lëshuar urdhër-arrestin, i cili ishte shpërndarë menjëherë në 190 vende.