Vlorë, erozioni i tokës, institucionet asnjë masë, vetëm fjalë

36 shtëpi në zonën e ujit të ftohtë në qytetin e Vlorës janë të rrezikuara nga erozioni, ndërkohë që edhe shumë segmente të rrugës kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme.Kjo situatë e ka zanafillën muaj më parë ku specialistë pranë Bashkisë Vlorë u shprehën se kushtet klimatike janë të papërshtashme për ndërhyrje, ndërkohë që e njëjta situata vazhdon edhe sot kur jemi në prag të sezonit të shirave, e njëjta situatë paraqitet edhe në lagjen 10 Korriku, ku 22 banesa rrezikojnë shembjen.Ndërkohë nga Drejtoria e Shërbimeve pranë Bashkisë Vlorë, bëhet me dije se ende nuk janë hartuar plane konkrete për këto zona si pasojë e mungesës së fondeve.Ridvan Mersini, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Qarkut, thekson se ndërhyrja në këtë zonë është përgjegjësi e institucionit të Bashkisë dhe lëvrimi i fondeve duhet të kryhet në mënyrën më urgjente.Edhe zyra e emergjencave pranë prefekturës ka raporte konkrete për këto zona, por masat ende nuk janë marrë. Në buxhetin e këtij viti, Bashkia Vlorë ka planifikuar 10 milionë lekë për të tilla situata, por ende nuk janë planifikuar se në çfarë zone ato do të investohen.