Sigurimet shoqërore Kukës, shtohet derdhja e sigurimeve nga individët privatë
Skema e Sigurimeve Shoqërore gjatë këtyre muajve në rrethin e Kukësit, është zgjeruar sidomos nga të vetëpunësuarit në bujqësi.Drejtori i Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore Kukës, Mersin Gjana, bën të nditur se numri i kontribuesve për tu përfshirë në skemën e Sigurimeve Shoqërore, nga muaji Gusht ka shënuar rritje krahasuar me një vit më parë.Përfitimet janë të ndjeshme pasi sigurimi bëhet duke qenë në fuqi ligji që fal kamat vonesat, i cili do të veprojë deri në fund të këtij viti. Muajt në vijim, sipas drejtorit Gjana, duhet shfrytëzuar me efikasitet, pasi kuadri ligjor për sistemin e pensioneve pritet të ndryshojë.Nga Gushti i këtij viti filloi zbatimi i ligjit të ndryshuar i skemës së Sigurimeve Shoqërore për të vetëpunësuarit në bujqësi.