Nderohet Artan Bushati, i jepet titulli “Mirënjohja e qytetit”, pas vdekjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2013, 18:35
Ish-trajneri dhe pedagogu i Universitetit "Luigj Gurakuqi", i qytetit të Shkodrës, Artan Bushati, u nderua në 50 vjetorin e tij të lindjes me titullin e lartë "Mirënjohja e Qytetit", pas vdekjes.Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, i pranishëm ka qenë dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta, politikanë dhe përfaqësues nga fusha e sportit.Kujtime dhe vlerësime për figurën e Artan Bushatit përcollën në sallë edhe miq e shokë të tij, të cilët kanë vlerësuar kontributin e tij jo vetëm në fushën e sportit, por edhe atë akademik.