PS bursa për 50 të rinj, për të ndihmuar studentët në vështirësi

50 bursa studimi i janë shpërndarë vullnetarëve socialistë me vështirësi ekonomike. Sekretari për Rininë në Partinë Socialiste dhe njëkohësisht Ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj u shpreh se qëllimi i dhënies së këtyre bursave është mbështetja e brezave të rinj në arsimim.Përzgjedhja e studentëve është bërë pas aplikimit në sekretariatin e rinisë në PS, në bazë të talentit dhe pamundësisë financiare. Midis të përzgjedhurve ka qenë edhe vajza e Lirak Bejkos, një ish-i përndjekur i cili u vetëdogj gjatë grevës së urisë.