Itali, sekuestrohet 101 kg heroinë dhe kokainë me vlerë 30 mln euro, pranga 2 shqiptarëve

Në një operacion antodrogë në Itali janë vënë në pranga 2 shqiptarë si dhe janë sekuestruar rreth 101 kg lëndë narkotike heroinë dhe kokainë.Lënda narkotike kapte vlerën e  30 mln eurove. Operacioni anti-drogë u zhvillua në Rimini, ku në një banesë të braktisur u zbulua një laborator i vërtetë droge dhe u sekuestruan 91 kg heroinë dhe 10 kg kokainë si dhe një sasi prej 170 kg përziers i lëndës narkotike.Policia italiane ka bërë të ditur vetëm inicialet e dy shqiptarëve të arrestuar si dhe moshën e tyre përkatësisht 24 dhe 26-vjeç, ndërsa në pranga është vënë dhe pronari i kësaj banese, një 55-vjeçar italian. Forcat e policisë italiane kanë ndjekur në fshehtësi një nga shqiptarët, duke zbuluar dhe laboratorin e drogës.Policia ushtroi kontroll në bansesë duke sekuestruar drogën dhe prangosur 3 personat për prodhim dhe trafikim droge.